Negociatat për Kodin Shtetëror për Kosovën

Bruksel, 16 gusht 2016

Më 6 gusht 2016, Delegacioni i Kosovës mori pjesë në takimin për çështjen e telekomit, që u mbajt në Bruksel.

Në agjendën e këtij takimi , temë kryesore ishte përmbushja e obligimeve për marrjen e kodit telefonik shtetëror për Kosovën (+383).

Në këtë takim ka pasur përparime për mbylljen e çështjeve të hapura të karakterit teknik, mirëpo pala serbe kishte tendenca të rihapjes së marrëveshjes për telekomin, të cilën delegacioni i Kosovës e kundërshtoi kategorikisht.

Si pasojë në këtë takim pati polemika të ashpra politike me ç ‘rast ministrja Tahiri i’u drejtua palës serbe “këto janë bisedime ndërshtetërore të ndërmjetësuara ndërkombëtarisht, ndërkohë që hipokrizia politike e palës serbe është e pafundme për faktin se nënshkruan marrëveshje me shtetin e Kosovës me garanca ndërkombëtare dhe në anën tjetër gjatë zbatimit përpiqet të dalë jashtë marrëveshjes”.

Në delegacionin e Kosovës të kryesuar nga ministrja Tahiri ishin: Dren Zeka, këshilltar kryesor politik i ministres Tahiri dhe Gazmir Raci, këshilltar dhe koordinator politik për telekom; Kreshnik Gashi, kryesues i grupit të ekspertëve dhe kryetar i bordit të ARKEP-it dhe anëtarët e bordit: Nijazi Ademaj,  Hazir Hajdari, Bahri Anadolli dhe  Shqiprim Pula; Ilir Imeri, shef i komunikimeve elektronike; Visar Halimi, shef i departamentit për menaxhimin e frekuencave dhe Astrit Ajvazi, shef  i departamentit për radio monitorim dhe inspektim në ARKEP;  Zana Bejta, udhëheqëse e departamentit ligjor në Ipko telecommunications dhe Valeza Oruqi nga Ambasada e Kosovës në Bruksel.