“Miqtë e Dialogut” është një fushatë avokimi digjitale, që synon të promovojë dialogun ndërmjet dy shteteve (Kosovës dhe Serbisë) dhe shoqërive të tyre. Përmes kësaj kampanje, Grupi për Ballkan promovon zërat publik në mbështetje të dialogut Kosovë-Serbi, duke pasur parasysh mbështetjen e ulët publike që ky proces ka pasur që nga fillimi. Kampanja përfshinë personalitete të shquar nga Kosova dhe Serbia, të cilët e mbështesin procesin e dialogut. Përfshirja e tyre, konsiderohet mënyra më e mirë për të arritur tek audienca duke ndikuar në konotacionet negative që shoqërojnë procesin dhe potencialisht për të ndryshuar narrativat në lidhje me dialogun dhe përfitimet e tij nga të dyja palët.