Marrëveshjet në mes të Kosovës dhe Serbisë përgjatë procesit të dialogut

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje të shumta nën kornizën e normalizimit të marrëdhënieve dhe zgjidhjen e çështjeve të hapura mes tyre.
Në mes të viteve 2011- 2016, në kuadër të dialogut të udhëhequr nga BE-ja, Kosova dhe Serbia arritën 38 marrëveshje.

Këto marrëveshje zakonisht klasifikohen në marrëveshje dhe nën-marrëveshje, ndërsa faktorët mbi të cilët është bërë ky klasifikim, nuk janë përcaktuar në mënyrë të qartë. Sidoqoftë, ky klasifikim zakonisht bazohet në tema dhe kjo rezulton në pesëmbëdhjetë (15) marrëveshje dhe njëzet e tre (23) nën-marrëveshje.

Marrëveshjet rëndom klasifikohen edhe bazuar në natyrën e tyre, përkatësisht në teknike ose politike. Në këtë drejtim, dhjetë (10) marrëveshje konsiderohen politike dhe pjesa tjetër, njëzet e tetë (28), janë teknike.

Lexo më shumë