Implementimi i Marrëveshjes për Zyrtarët Ndërlidhës u diskutua në Bruksel

Bruksel, 7 Mars 2014

Me 7 Mars 2014  u takua grupi punës për vlerësimin e zbatimit të marrëveshjes së zyrtarëve ndërlidhës, udhëhequr nga zëvendëskryeministrja e Kosovës Edita Tahiri.

Tahiri pohoi se hapja e zyrave diplomatike në mes të shtetit të Kosovës dhe atij të Serbisë, kontribuon në marrëdhëniet e fqinjësisë së mire dhe në stabilitetin rajonal, duke shtuar se është vërejtur përparim në disa aspekte të kësaj marrëveshjeje.

Sidoqoftë, me ndihmën e BE-së, pritet avancimi i mëtutjeshëm i qëllimit të misionit të këtyre zyrave; gjë që do të kontribuonte në normalizimin e marrëdhënieve në mes të shteteve.

Delegacioni i Kosovës u udhëhoq nga zëvendëskryeministrja Tahiri dhe përbëhej nga Mimoza Ahmetaj, Ambasadore e Kosovës në Bruksel; Albert Prenkaj, Drejtor Gjeneral në Ministrinë e Punëve të Jashtme; Valdet Sadiku, udhëheqës i Misionit të veçantë të Republikës së Kosovës në Serbi; Dren Zeka dhe Visar Xani, këshilltarë politik të zëvendëskryeministres Tahiri, dhe Pëllumb Kallaba nga Kabineti i Ministrit Enver Hoxhaj.