Takim mes kryenegociatoreve në Bruksel

13 Maj 2022

Me 13 Maj 2022, sic u paralajmërua nga përfaqësuesi i BE-së për dialog Miroslav Lajcak – në takimin e mbajtur në Bruksel me datën 4 Maj 2022 –  u zhvillua takimi mes kryenegociatoreve. Në këtë takim u diskuta për dy çështje kryesore që kanë të bëjnë me targat dhe energjinë elektrike.
Dialogu përfundoi pa marrveshje për targat mirëpo u njoftua për ca pajtime në cështjet e tjera duke përfshirë energjinë.

“Sapo përfunduan takimet e sotme të kryenegociatorëve në Bruksel. Rezultatet janë të përziera. Fatkeqësisht, nuk u arrit asnjë marrëveshje për targat, por ne kemi bërë përparim në çështjet e tjera duke përfshirë energjinë. Puna do të vazhdojë” tha Lajcak.

Në vazhdim të takimeve te kryenegociatorëve me datën 21 Qërshor arrihet marrëveshja për energji elektrike. Marrëveshja e nënshkruar në mes të Kosovës dhe Serbisë në sektorin e energjisë thotë se Zyra e Rregullatorit të Energjisë do t’i lëshojë një licencë furnizimi Elektrosever, në përputhje me kornizën ligjore dhe rregullative të Kosovës.

Për arritjen e marrëveshjes ka komentuar edhe zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi.

“Më në fund kemi adoptuar implementimin për Marrëveshjen për Energjinë që buron nga 2013 dhe 2015. Kjo mundëson faturimin e energjisë elektrike në katër komunat Veriore të Kosovës, nën ligjet e Kosovës dhe sistemin rregullator”