Takim i Grupit Punues për Telekomin

Bruksel 16 qershor 2015

Më 16 qershor 2015 në Bruksel,  u mbajt takimi në mes të delegacionit të Kosovës dhe delegacionit të Serbisë për zbatimin e marrëveshjes së telekomit.

Ministrja e Kosovës për Dialog, Edita Tahiri, deklaroi se në këtë raund të negociatave, u diskutua për harmonizimin e pikëpamjeve ndërmjet palëve për çështjet që kanë të bëjnë me finalizimin e planit të veprimit për telekomin.

Në këtë drejtim, Kosova do të marrë kodin ndërkombëtar të telefonit (+383) direkt nga ITU dhe sipas kërkesës nga Austria.

“Përcaktimi dhe marrja e kodit telefonik për Kosovën është e një rëndësie të madhe sepse Kosova do të ketë një kod unik ashtu si çdo vend, ndryshe nga situata aktuale ku përdoren disa kode”, tha Ministrja Tahiri.

Duke u pajtuar me planin e zbatimit, Qeveria e Kosovës shpreson në ndalim të funksionimit të operatorëve ilegal në Kosovë.

Delegacioni i Republikës së Kosovës drejtohej nga Ministrja Edita Tahiri dhe në përbërje ishin: Valon Murtezaj, këshilltar politik i Kryeministrit Mustafa; Gazmir Raci, koordinator politik për telekomin; Elona Cecelia, këshilltare e Ministres Tahiri; Ekrem Hoxha,  koordinator i grupit të ekspertëve dhe kryetari i Bordit të ARKEP; Ilir Imeri, Shef i Departamentit të Komunikimeve Elektronike në ARKEP; Ardrit Gashi, këshilltar politik i Ministrit Stavileci; Rexhe Gjonbalaj, kryetar i Bordit të PTK-së; Mehdi Latifaj, drejtor teknik në PTK dhe Ambasadorja e Kosovës në Belgjikë, Mimoza Ahmetaj.