Palët përcaktuan obligimet finale për zbatimin e Marrëveshjes së Telekomit
Bruksel, 18 nëntor 2016
Më 18 nëntor 2016, përfunduan diskutimet dy ditore në mes të Kosovës dhe Serbisë duke i përcaktuar obligimet e tyre në zbatimin e marrëveshjes për telekom-in.
Ministrja e Kosovës për dialog Edita Tahiri, theksoi se “çdo gjë ishte e përcaktuar në detaje sa i përket zbatimit të obligimeve të palëve dhe se Kosovës do t’i jepet kodi kombëtar i telefonisë më 15 dhjetor 2016”. Ajo më tuje shtoi se “me këtë marrëveshje Kosova fiton sovranitetin kombëtar në fushën e telekomunikacionit” dhe se “e njejta hapë rrugën për anëtarësimin e Kosovës në ITU”.
Serbia ishte e obliguar që ta dërgoj një letër te ITU më 3 dhjetor 2016, përmes së cilës pajtohet që të mos e pengoj ITU-në teksa alokon kodin shtetëror për Kosovën.
Në anën tjetër Kosova do të ketë të drejtë që ta administroj kodin e saj telefonik, sikurse të gjitha shtetet tjera, ndërkaq të gjitha kodet e huaja që ishin në përdorim deri atëherë +381, +377, +386, nuk do të përdoreshin më.
Kosova me marrëveshje, është e obliguar që t’ia lëshoj një autorizim të përkohshme dhe të kufizuar për telefoninë mobile dhe një autorizim të përhershëm për telefoninë fikse, një kompanie të re të regjistruar sipas ligjeve të Republikës së Kosovës.
Delegacioni i Kosovës i kryesuar nga ministrja Tahiri kishte në përbërje edhe Kreshnik Gashin, koordinator teknik dhe kryetar i bordit të ARKEP si dhe anëtarët e bordit: Nijazi Ademaj, Hazir Hajdari, Bahri Anadolli dhe Shqiprim Pula. Poashtu Ilir Imeri, shef i Departamentit për Komunikime Elektronike në ARKEP; Visar Halimi, shef i Departamentit për Menaxhimin e Frekuencave në ARKEP; Astrit Ajvazi, shef i Departamentit për Monitorim të Radiove dhe Inspeksion në ARKEP; Rexhë Gjonbalaj, kryetar i Bordit të Telekomit të Kosovës dhe Mehdi Latifaj, drejtor teknik i Telekomit të Kosovës.