Takime për zbatimin e marrëveshjeve të arritura

Bruksel, 6 nëntor 2014

Zëvendës Kryeministrja e Republikës së Kosovës, Edita Tahiri së bashku me delegacionin e Republikës së Kosovës qëndruan në Bruksel më 4 dhe 5 nëntor 2014, ku morën pjesë në takime trepalëshe të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, për çështjet e energjisë dhe sigurimin e automjeteve.

Sa i përket energjisë, u diskutuan detyrimet dhe afatet kohore të palëve, që rrjedhin nga plani për zbatimin e marrëveshjes së energjisë. Gjithashtu u krijuan grupe punuese. Atyre i’u është kërkuar të respektojnë afatet kohore për të avancuar në zbatimin e plotë të kësaj marrëveshje.

Gjithashtu, u mbajt një takim për çështjen e sigurimit të automjeteve, ku u diskutua për tarifat për lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Në këtë takim, së bashku me ndërmjetësuesit e BE-së mori pjesë edhe në Këshilli Evropian i Byrove, përfaqësuar nga Sekretarja e Përgjithshme, Znj. Greet Flore.