Në Bruksel u mbajt takimi bilateral për Telekomin

Bruksel, 28 maj 2016

Më 28 maj 2016, delegacioni i Kosovës, mbajti raundin e radhës së dialogut për çështjen e telekomit me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian.

Delegacioni i Kosovës, kryesuar nga ministrja për Dialog, Edita Tahiri, diskutoi mbi çështjen e zhbllokimit të kodit telefonik për Kosovën.

Ministrja Tahiri konfirmoi se “Kosova ka përmbushur të gjitha obligimet zbatuese të marrëveshjes për kodin telefonik”, duke theksuar dështimet e Serbisë në këtë drejtim.

Ajo kërkoi nga Bashkimi Evropian që të rritë përpjekjet për ta zhbllokuar këtë çështje.

Delegacioni për çështjen e telekomit kryesohej nga ministrja Tahiri dhe në përbërje ishin edhe: Gazmir Raci, koordinator politik për telekomin dhe këshilltar i ministres Tahiri; Kreshnik Gashi, kryetar i bordit të ARKEP-it; Ilir Imeri, shef i Departamentit të Komunikimeve Elektronike në ARKEP; Visar Halimi, shef i Departamentit për Menaxhimin e Frekuencave në ARKEP, Elona Cecelia, këshilltare politike e ministres Tahiri dhe Haxhi Bajraktari, këshilltar në Ambasadën e Kosovës në Bruksel.