Edita Tahiri takohet me Fernando Gentilini, EEAS

Bruksel, 10 prill 2014

Me 10 prill 2014, zëvendëskryeministrja Edita Tahiri u takua me Fernando Gentilini, Drejtorin për Evropën Perëndimore dhe Ballkanin në Shërbimin e Jashtëm të BE-së. Ata diskutuan për arritjet e deritanishme dhe synimet për të ardhmen, sa i përket implementimit të Marrëveshjes së Brukselit.

Tahiri dhe Gentilini biseduan për përparimin e arritur nga qeveria e Kosovës  në integrimin e Serbëve nga veriu i Kosovës dhe në vendosjen e rendit dhe ligjin në atë pjesë të shtetit.

Gentilini shprehu gatishmërinë e BE-së për të ndihmuar në implementimin e marrëveshjeve, të arritura në mes të Kosovës dhe Serbisë, duke shtuar se “Bashkimi Evropian është shumë i përkushtuar në lehtësimin dhe implementimin e marrëveshjeve”

Znj. Tahiri përfundoi takimin duke thënë se implementimi po ecën sipas planit dhe sfidat që janë hasur, janë adresuar e zgjidhur.