Edita Tahiri takohet me Fernando Gentilini, EEAS
![](https://dialogue-info.com/wp-content/uploads/2020/10/1ccf02f22c84c176cb572a667af5eb6ea34af21ffb79006d2eb0d98d242f146f.jpg)
Bruksel, 10 prill 2014
Me 10 prill 2014, zëvendëskryeministrja Edita Tahiri u takua me Fernando Gentilini, Drejtorin për Evropën Perëndimore dhe Ballkanin në Shërbimin e Jashtëm të BE-së. Ata diskutuan për arritjet e deritanishme dhe synimet për të ardhmen, sa i përket implementimit të Marrëveshjes së Brukselit.
Tahiri dhe Gentilini biseduan për përparimin e arritur nga qeveria e Kosovës në integrimin e Serbëve nga veriu i Kosovës dhe në vendosjen e rendit dhe ligjin në atë pjesë të shtetit.
Gentilini shprehu gatishmërinë e BE-së për të ndihmuar në implementimin e marrëveshjeve, të arritura në mes të Kosovës dhe Serbisë, duke shtuar se “Bashkimi Evropian është shumë i përkushtuar në lehtësimin dhe implementimin e marrëveshjeve”
Znj. Tahiri përfundoi takimin duke thënë se implementimi po ecën sipas planit dhe sfidat që janë hasur, janë adresuar e zgjidhur.