Palët u dakorduan lidhur me Targat e Automjeteve dhe për Heqjen e Targave Ilegale
Bruksel, 14 shtator 2016
Më 14 shtator 2016, Kosova dhe Serbia e arritën marrëveshjen për targat e automjeteve.
Ministrja Edita Tahiri tha se “me këtë marrëveshje kemi vendosur reciprocitet në targat e automjeteve në mes të dy shteteve, gjë që nënkupton se çfarëdo që vlen për targat e një vendi do të zbatohet edhe për targat e vendit tjetër“.
Marrëveshja po ashtu e ndalë përdorimin e targave “provuese” të cilat i vendoseshin automjeteve të Kosovës (RKS) nga ana e Serbisë.
Për më tepër, kjo marrëveshje i jep fund përdorimit të targave ilegale të automjeteve që qarkullojnë me raste në pjesën veriore të Kosovës.
Marrëveshja mbi të gjitha finalizon zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë, e cila u arrit në Bruksel në vitin 2011.