Takimi për Menaxhimin e Integruar të Kufirit

Bruksel, 16-17 nëntor 2016

Më 16 dhe 17 shtator 2016, Kosova dhe Serbia u takuan  në Bruksel për të diskutuar mbi zbatimin e IBM-it.

Në këtë takim trepalësh për IBM-in, çështja kryesore ishte raportimi mbi progresin e zbatimi të marrëveshjes lidhur me pikat e përhershme të kalimit kufitar  në mes të Kosovës dhe Serbisë.

UNOPS raportoi se pala e Kosovës i ka përmbushur të gjitha obligimet që kanë të bëjnë më shpronësimin e tokave në hapësirën ku do të ndërtohen këto pikë kalime të përhershme të IBM-it, në dizajnimin e projekteve dhe lehtësimit të proceduarave për pajisje me lejet përkatëse.

Ndërkaq sa i përket Serbisë, UNOPS-i raportoi se procesi i shpronësimit të parcelave nuk ka filluar dhe nuk janë ndërmarrë veprime konkrete.

Në këtë takim të dy palët raportuan për dinamikat në ndërtimin e pikë kalimeve të reja kufitare në mes të dy shteteve, Kapi e Sfircës dhe Izvor.

Në këtë takim, BE-ja vlerësoi pozitivisht bashkëpunimin në mes të institucioneve të të dyja shteteve në kuadër të IBM-it dhe u arrit pajtim në zbatimin e projektit SEED.

Në delegacionin për çështjen e IBM-it, ministrja Edita Tahiri u shoqërua nga Dren Zeka, koordinator i çështjes; Qemajl Marmullakaj nga Zyra për Planifikim Strategjik; Arben Çitaku nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor; Shaban Guda nga Policia e Kosovës; Fahri Gashi dhe Bekim Mehmetaj nga Doganat e Kosovës; Valdet Gjinovci nga Agjencia e Veterinarisë dhe Ushqimit; Arbër Gegaj nga Ministria e Drejtësisë; Isuf Cikaqi nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural si dhe Haxhi Bajraktari nga Ambasada e Kosovës në Bruksel.