Takimi mbi zbatimin e Marrëveshjes për Drejtësinë

Bruksel, 18 tetor 2016

Më 18 tetor 2016, Delegacioni i Kosovës ka mbajtur një takim bilateral me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian për zbatimin e Marrëveshjes për Drejtësi.

Delegacioni i Kosovës theksoi se Kosova i ka bërë gjitha përgatitjet për shtrirjen e sistemit unitar të drejtësisë  edhe në veri. Po ashtu se çështjet lidhur me emërimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe stafit administrativ tashmë janë në fazën finale si dhe çështjet në lidhje me Gjykatën e Apelit.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Bashkimit Evropian vlerësuan progresin e arritur nga Kosova në zbatim të marrëveshjes për drejtësi duke theksuar se do të angazhohen maksimalisht që ky proces të realizohet në bazë të ligjeve të Kosovës dhe Marrëveshjes së Brukselit.

Ministrja Tahiri me këtë rast vlerësoi se marrëveshja ka rëndësi të madhe sepse ajo mundëson shtirjen e sovranitetit në veri, gjë që  ka munguar një kohë të gjatë dhe se do të ndihmojë qytetarët e veriut për t’i zgjidhur rastet e tyre.

Delegacioni i udhëhequr nga ministrja Edita Tahiri kishte në përbërje edhe Tonka Berishaj, Ud. Kryetare e Gjykatës së Apelit; këshilltaren dhe koordinatoren e çështjes, Arjeta Rexhaj; Albert Avdiu, Drejtori i Sekretariatit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe koordinator i grupit të punës për drejtësi si dhe përfaqësuesin nga Ambasada e Kosovës në Bruksel, Haxhi Bajraktari.