Takim në Bruksel: Miratohet Deklarata për të Zhdukurit nga lufta e fundit

Gjatë takimit të parë të nivelit të lartë pas marrëveshjes së Ohrit, presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti miratuan një Deklaratë për Personat e Zhdukur.
Deklarata përfshin angazhime për palët, të cilat mund të çojnë në zgjidhjen e fatit të mbi 1600 individëve që mbeten të zhdukur nga lufta e fundit të viteve 1990.
Miratimi i Deklaratës për Personat e Zhdukur ishte pika e parë e rendit të ditës në takimin e mbajtur në Bruksel. Pika e dytë kishte të bënte me procesin e formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë.