Përfaqësusi i lartë i BE-së Borrell kryeson dialogun Beograd-Prishtinë

7 shtator 2020

Takimi i dytë në nivel të lartë i dialogut Beograd-Prishtinë u mbajt në mes të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vucic dhe të Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, me 7 shtator 2020 në Bruksel, Belgjikë. Ky takim u kryesua nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell.

Përfaqësuesit e Kosovës dhe të Serbisë po vinin nga Washington D.C. ku sapo kishin arritur Marrëveshjen për Normalizim Ekonomik.

Palët, ndër tjerash, diskutuan për bashkëpunimin ekonomik dhe çështjen e personave të pagjetur. Ata poashtu vazhduan diskutimet lidhur me çështjen e komunitetit jo-shumicë dhe zgjidhjen e pretendimeve pronësore e financiare.

Të dy delegacionet u pajtuan të vazhdojnë diskutimet në nivel ekspertësh në javën pasuese.