Mbrojtja Civile
Kosova dhe Serbia e arritën Marrëveshjen e Parë mbi Parimet që Rregullojnë Normalizimin e Marrëdhënieve (e njohur si Marrëveshja e Brukselit) më 19 prill 2013.
Sa i përket mbrojtjes civile serbe që vepronte në komunat veriore, kjo marrëveshje parashihte integrimin e personelit të saj në strukturat ekuivalente të Kosovës. Por vetëm pas miratimit të Planit të Zbatimit, më 23 maj 2013, palët e kishin më të qartë se si do të arrihej integrimi i policisë, gjyqtarëve dhe i mbrojtjes civile (MC).
Palët e arritën Marrëveshjen për integrimin e Mbrojtjes Civile, më 26 mars 2015, ku e detajuan procesin e integrimit.
Sipas marrëveshjes, ishin tre komponenta të këtij procesi:
Mbrojtja civile në komunat në veri, përceptohej ndryshe në mes të qytetarëve. Për shqiptarët e Kosovës, ajo ishte një strukturë paramilitare, e instaluar nga Ministria e Mbrojtjes e Serbisë (më vonë e transferuar nën strukturën e Ministrisë së Brendshme). Ndërkaq, për serbët e Kosovës (kryesisht për ata nga komunat veriore), mbrojtja civile ishte një sistem i reagimit ndaj emergjencave.
Marrëveshja parashikonte kriteret e mëposhtme për kandidatët (ish personelin e mbrojtjes civile) të cilët dëshironin të integroheshin në institucionet e Kosovës:
– Të posedonin letërnjoftim të Kosovës;
– Të mos jenë në listën e pagave të ndonjë institucioni tjetër; dhe
– Të kalonin kontrollin e sigurisë, të kryer nga Policia e Kosovës dhe EULEX-i.
Një panel prej katër anëtarëve (dy nga institucionet e Kosovës, një përfaqësues i ish-mbrojtjes civile dhe një nga EULEX-i) ishin përgjegjës për përzgjedhjen e individëve për pozicione specifike, bazuar në arsimimin dhe përvojën e tyre profesionale.
Për të lehtësuar zbatimin, Kosova paraprakisht e miratoi Ligjin për Amnistinë (19 shtator 2013). Ky ligj i’u ofronte amnisti anëtarëve të institucioneve serbe të sigurisë që vepronin në territorin e Kosovës, të cilët ishin të dënuar për vepra të caktuara penale, të cilët ishin nën ndjekje, ose mund të ishin subjekt i ndjekjes për ndonjë vepër të tillë penale, të kryer para qershorit 2013. Ligji për Amnistinë ka pasur për qëllim integrimin e tyre, sipas mundësive, në strukturat ekuivalente të Kosovës, dhe ndërtimin e besimit në mes të dy palëve.
Deri në prill të vitit 2015, Serbia i kishte shuar strukturat e mbrojtjes civile dhe kishte pensionuar të gjithë personelin e tyre. Në gusht, ata i’a dorëzuan EULEX-it pajisjet dhe uniformat zyrtare të pjesëtarëve të ish-mbrojtjes civile; të cilat më pas u transferuan në Serbi (duke mos përfshirë pajisjet e shpëtimit, pasi ato u ishin dorëzuar zjarrfikësve dhe shërbimeve të sapoformuara të shpëtimit).
Sipas marrëveshjes, Serbia pritet që të largoj edhe tre pikat e vrojtimit nga rruga Mitrovicë – Jarinjë dhe t’i dorëzonte 15 hapësirat e mbrojtjes civile në 7 lokacione; gjë që nuk ka ndodhur ende.
Në fillim të vitit 2016, 479 ish-anëtarë të mbrojtjes civile ishin integruar në 24 institucione të Kosovës si më poshtë:
Personeli i integruar i’u nënshtrua trajnimeve; OSBE-ja zhvilloi fazën e parë, që u mbajt në shkurt 2016, dhe Instituti i Kosovës për Administratë Publike kreu fazën e dytë, që u mbajt pas 6 javësh.
Në përgjithësi, mund të themi se integrimi i personelit të ish-mbrojtjes civile, ka përfunduar zyrtarisht dhe ka kontribuar në përmirësimin e situatës së sigurisë në pjesën veriore të Kosovës, megjithatë sikurse me strukturat tjera serbe të integruara, disa probleme qëndrojnë ende.