Kosova dhe Serbia bien dakord të rifillojnë dialogun pas Video-Samitit me Merkel dhe Macron
Bruksel, 10 korrik 2020
Më 10 korrik 2020, Presidenti francez Emmanuel Macron dhe Kancelarja gjermane Angela Merkel mbajtën një video-samit dhe ranë dakord të rinisnin bisedimet për normalizim në mes të Kosovës dhe Serbisë, dhe me mbështetje të BE-së. Video-Samiti u ndoq nga shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borell dhe Miroslav Lajcak, i dërguari special i BE-së për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës.
Vuçiq u deklarua “ne patëm negociata vërtet të vështira”, dhe që u tha Macron e Merkel se nëse pavarësia e Kosovës “është ajo për të cilën ata duan të flasin, atëherë këto bisedime janë plotësisht të pakuptimta”.
Hoti të Dielën e ritheksoj qëndrimin e Kosovës se bisedimet duhet të përfundojnë në njohjen reciproke.
Bisedimet do të rifillojnë më 12 korrik me një video-konferencë të organizuar nga Bashkimi Evropian, u shpreh qeveria gjermane në një deklaratë më 10 korrik.
“Presidenti Macron dhe Kancelarja Merkel inkurajojnë Presidentin Vuçiç dhe Kryeministrin Hoti të bëjnë përparim thelbësor në negociata,“ lexonte deklarata e qeverisë gjermane.