Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje në Bruksel
28 gusht 2022
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, zhvillojnë takime mes Kosovës dhe Serbisë prej periudhes 22 gusht deri me 28 gusht ku dhe mbërrihet marrveshje për Targat.
Borrell kishte thënë se kjo marrëveshje do të mundësojë që qytetarët e Kosovës dhe Serbisë të lëvizin me letërnjoftimet përkatëse.
“Në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, Serbia është pajtuar që të heqë dokumentet për hyrje-dalje për qytetarët me letërnjoftime të Kosovës dhe Kosova është pajtuar që të mos lëshojë dokumente të tilla për qytetarët që posedojnë karta të identitetit të Serbisë. Serbët e Kosovës, por edhe të gjithë qytetarët, do të mund të lëvizin lirshëm mes Kosovës dhe Serbisë duke përdorur letërnjoftimet e tyre. BE-ja sapo ka marrë garanci nga kryeministri Kurti për këtë çështje”
Sipas Borrell, kjo ishte një zgjidhje evropiane.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte thënë se me marrëveshjen e arritur do të mundësohet që qytetarët e Kosovës dhe ata të Serbisë të mund të kalojnë “pa pengesa” pikëkalimet kufitare midis dy shteteve.
“Fryma e bisedimeve parimore e të barabarta në Bruksel është reciprociteti. Zgjidhjet normalizuese duhet ta kenë reciprocitetin përbrenda, teksa marrëdhëniet e mira fqinjësore e nënkuptojnë atë”
Më 27 gusht, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kishte deklaruar se Serbia do të pranonte dokumentet e Kosovës, vetëm nëse në kufi do të lëshohej një deklaratë ku bëhej e ditur se kjo nuk do të nënkuptojë njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia. Por, sa i përket targave, Vuçiq kishe thënë se ky vendim do të nisë së zbatuari më një shtator pasi Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur, siç tha ai, një “zgjidhje kompromisi”. Targat sikurse KM, PR, PZ, UR e të ngjashme konsiderohen të jashtëligjshme nga Kosova, dhe Prishtina kërkon që pronarët e makinave me targa të tilla t’i konvertojnë ato në RKS brenda një periudhe prej 61 ditësh. Serbia ka kërkuar që këto targa të zëvendësohen me targat e mëhershme KS, që kanë status neutral ndaj shtetësisë së Kosovës, por kjo është kundërshtuar nga kryeministri Kurti. Ndërkaq, të martën e 30 gushtit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimit me partitë opozitare, LDK dhe AAK, ka thënë se nga 1 shtatori vazhdon fushata për konvertimin e targave në RKS.