Takim në mes të Kryeministrit Kurti dhe Presidentit Vuçiq
18 gusht 2022
Takimi i 18 Gushtit 2022 shënon herën e tretë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq negociojnë në Bruksel, në kuadër të dialogut që ndërmjetëson Bashkimi Evropian. Takimin e ka inciuar kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, si shkak i rritjes së tensioneve në veri të Kosovës. Më 31 korrik 2022 serbët lokalë në veri vendosën barrikada si shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për zbatimin e vendimeve për targat e makinave dhe dokumentet serbe. Kosova dhe Serbia kanë marrëveshje për lëvizje të lirë prej vitit 2011. Serbia e ka zbatuar atë menjëherë përderisa Kosova filloi zbatimin e këtyre marrveshjeve me datën 1 gusht 2022, mirëpo si kërkëse nga palët negociuese dhe përkrahëse të dialogut, vendimi shtyhet deri me 1 shtator, me qëllim të uljes së tensioneve në veri, rezultat i vendimit, serbët i larguan barrikadat.
Pas takimit për dialog të 18 Gushtit kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se nuk është aritur asnjë marrëveshje për çështjen e targave, apo edhe të dokumentave për qytetarët serbë. Ai shtoi se pas tre raundeve të takimeve, në mungesë të marrëveshjes, dialogu do të vazhdojë. Duke folur i vetëm në sallën e konferencave të shtypit, Borrel paralajmëroi se në rast të përshkallëzimit të tensioneve, pala që do i nxisë do mbajë përgjegjësi.