Në Bruksel u mbajt takimi për Diplomat
Bruksel, 20 tetor 2016
Më 20 tetor 2016, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, Kosova dhe Serbia u takuan në Bruksel për zbatimin e marrëveshjes për njohjen e diplomave të arritur më 19 janar 2016.
Në këtë takim delegacioni i Republikës së Kosovës i kryesuar nga ministrja Edita Tahiri, raportoi përgatitjet për zbatimin e kësaj marrëveshje si dhe mirëpriti faktin që BE-ja kishte ricaktuar organizatën SPARK për administrimin e procesit të aplikimit për certifikim të diplomave.
BE-ja e vlerësoi progresin e arritur si dhe theksoi se në të ardhmen do të mbahet edhe një takim për të finalizuar të gjitha aktivitetet e nevojshme për zbatimin e marrëveshjes.
Delegacioni i Republikës së Kosovës udhëhiqej nga ministrja Edita Tahiri dhe kishte në përbërje: Arjeta Rexhaj, koordinatore për çështjen; Qemajl Marmullakaj, koordinator profesional dhe drejtor i Zyrës për Planifikim Strategjik në ZKM; Bekim Samadraxha, udhëheqës i divizionit në Arsim të lartë në MASHT; Gazmir Raci, këshilltarë politik dhe Haxhi Bajraktari nga Ambasada e Kosovës në Bruksel.