Kosova dhe Serbia nënshkruan Marrëveshjen për Ndërtesat e Përhershme të IBM-it
Bruksel, 4 shtator 2014
Më 4 shtator 2014, në Bruksel, delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë arritën marrëveshjen për ndërtimin e ndërtesave të përhershme të IBM-it, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Tahiri, Kryenegociatorja për zbatimin e dialogut në Bruksel, tha se marrëveshja për ndërtimin e ndërtesave të përhershme IBM-it është e një rëndësie të madhe sepse përbën implementimin e plotë të Marrëveshjes së IBM-it dhe Protokollit Teknik.
Me arritjen e kësaj marrëveshje, të dyja palët kanë lehtësuar lëvizjen e lire të njerëzve dhe mallrave, ka përmirësuar gjendjen e sigurisë të kontrolleve doganore dhe ka lehtësuar përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Ajo gjithashtu rikonfirmoi se Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetërore me Serbinë.
Kjo marrëveshje parasheh ndërtimin e gjashtë pikave kufitare që do të financohen nga Komisioni Evropian përmes fondeve të Instrumentit për Para-Anëtarësim (IPA) me një total prej mbi 21 milion Euro.
Delegacioni i Republikës së Kosovës i udhëhequr nga Zëvendës Kryeministrja Tahiri, përbëhej nga, Fisnik Rexhepi nga MPB, Dren Zeka nga kabineti i znj. Tahiri, Qemajl Marmullakaj nga ZKM, Kolonel Shaban Guda nga Policia e Kosovës, Bekim Mehmeti nga Doganat e Kosovës, Valdet Gjinovci nga Agjencioni i Ushqimit dhe Veterinarisë, Murat Meha nga Agjencioni Kadastral, dhe Labinot Hoxha nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Bruksel.