Bisedimet për Njohjen Reciproke të Certifikatave të ADR-së në Vjenë përfunduan pa rezultate
Vjenë, 4 prill 2016
Më 4 Prill 2015, Delegacioni i Republikës së Kosovës, i udhëhequr nga Ministrja për Dialog, Edita Tahiri dhe Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, së bashku me ekipin professional, morën pjesë në takimin e thirrur nga BE-ja lidhur me njohjen reciproke të certifikatave për transportin e mallrave të rrezikshme, njohur si ADR.
Ky takim u mbajt në Vjenë dhe zgjati tërë ditën. Pas negociatave të vështira dhe përpjekjeve për të arritur marrëveshje mbi njohjen e ndërsjellë të certifikatave të ADR-së- në të cilën vlen të përmendet se angazhimi i Bashkimit Evropian si ndërmjetës ishte maksimal- këto bisedime nuk dhanë asnjë rezultat.
Delegacioni i Republikës së Kosovës ka qenë plotësisht i përkushtuar për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme në njohjen reciproke të certifikatave të ADR-së, por ata sugjeruan që masat e reciprocitetit të mbeten në fuqi deri në arritjen e një marrëveshjeje të tillë.
Delegacioni ishte i përbërë nga Hykmete Bajrami, Ministre në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Gazmir Raci, këshilltar politik i Ministres Edita Tahiri dhe koordinator i çështjes, Fejzulla Mustafa, shef i Departamentit të Transportit të Mallrave të Rrezikshme në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Bekim Mehmeti, udhëheqës sektori i IBM-it në Doganat e Kosovës