Drejtësia

Serbia dhe Kosova e arritën Marrëveshjen e Parë të Parimeve që rregullojnë normalizimin e marrëdhënieve (e njohur ndryshe si Marrëveshja e Brukselit) më 19 prill 2013.

Përmes kësaj marrëveshje, ndër të tjera, Kosova dhe Serbia e vendosën bazën për integrimin e autoriteteve gjyqësore (paralele) serbe të komunave veriore, në sistemin e Kosovës.

Për shumë vite, Kosova ishte përpjekur për të siguruar funksionimin e institucioneve të saj gjyqësore në të gjithë territorin për faktin se deri para pak kohësh, institucionet e drejtësisë të udhëhequra nga Serbia, kanë funksionuar në komunat veriore. Për të ndalur funksionimin e tyre dhe për të siguruar një sistem efektiv dhe të mirë-organizuar të drejtësisë, në tërë territorin e vendit, më 9 shkurt 2015, Serbia dhe Kosova arritën marrëveshjen për drejtësinë.

Në përputhje me këtë marrëveshje, rajoni i Mitrovicës do të kishte një Gjykatë Themelore, një Prokurori Themelore dhe një divizion të Gjykatës së Apelit.

Gjykata Themelore do t’i kishte dy zyra, atë në Mitrovicën veriore (me 14 gjyqtarë serbë dhe 10 shqiptarë dhe 80 persona si staf mbështetës) dhe atë në Mitrovicën jugore (me 14 gjyqtarë shqiptarë dhe 11 serbë dhe 80 persona si staf mbështetës). Këto zyra do t’i kishin katër degë, në: Zubin Potok, Leposaviq, Skenderaj dhe Vushtrri.

  • Zyra në pjesën veriore, do të përbëhet nga: Departamenti për Krime të Rënda, përgjegjës për të gjithë rajonin e Mitrovicës (me 4 gjyqtarë serbë të Kosovës dhe 4 gjyqtarë shqiptarë të Kosovës) dhe pjesa e Departamentit të Përgjithshëm që i trajton të gjitha veprat penale për komunën veriore të Mitrovicës, komunën jugore të Mitrovicës dhe Zveçanin.
  • Në anën tjetër, zyrat në pjesën jugore, do të përbëhen nga: Departamenti për të Mitur, përgjegjës për të gjithë rajonin e Mitrovicës, si dhe Departamentin e Përgjithshëm që i trajton çështjet civile, pretendimet jokontestimore dhe kundërvajtjet e të miturve për komunën jugore të Mitrovicës, komunën veriore të Mitrovicës dhe Zveçanin. Kryetari i Gjykatës Themelore është një serb i Kosovës.

Gjykata e Apelit në Prishtinë do të krijonte një panel, të përbërë nga një shumicë e gjyqtarëve serbë të Kosovës, për t’u marrë me komunat me shumicë serbe të të gjithë Kosovës, si dhe një divizion të gjykatës së apelit, e cila do të vendosej në mënyrë të përhershme, në hapësirat e Gjykatës së Mitrovicës së veriut (me 5 gjyqtarë serbë dhe 2 gjyqtarë shqiptarë të Kosovës).

Sa i përket Zyrës së Prokurorit, ajo i mbulon komunat e Mitrovicës së jugut, Mitrovicës së veriut, Zveçanit, Vushtrrisë, Skenderajt, Zubin Potokut dhe Leposaviqit (me 9 serbë dhe 9 shqiptarë dhe me nga 24 persona si staf ndihmës tek secila).

Kryeprokuror i Zyrës së Prokurorisë Themelore, të vendosur në Mitrovicën e veriut, është një shqiptar i Kosovës.

Palët poashtu u pajtuan edhe për pensionimin dhe sigurimin shëndetësor të personelit gjyqësor serb, të integruar në institucionet e Kosovës. Ata vendosën që Serbia të vazhdojë t’i paguaj kontributet pensionale dhe shëndetësore për stafin gjyqësor që do të integroheshin në institucionet gjyqësore të Kosovës, me kusht që në ditën e emërimit të tyre në institucionet e Kosovës, Serbia t’i shkarkonte të njëjtit (gjyqtarë dhe prokurorë) dhe ta ndalte kryerjen e pagave të tyre. Në këtë drejtim, Qeveria e Serbisë nxori një dekret, me të cilin gjyqtarët, prokurorët dhe personeli ndihmës u përfshinë në skemën e penzionimit të parakohshëm dhe kështu nuk figuronin më aktiv në sistemin e drejtësisë të Serbisë.

Në mars të vitit 2015, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), filluan procesin e rekrutimit, me ndihmën e EULEX-it. Ministria e Drejtësisë së Kosovës, e organizoi provimin e jurisprudencës për kandidatët që duhej ta kryenin atë (gjashtë kandidatë serbë).

Gjyqtarëve dhe prokurorëve të përzgjedhur, para dekretimit nga Presidenti i Kosovës i’u kërkua të:

Përfundimisht, në vitin 2017:

  • 40 Gjyqtarë
  • 13 Prokurorë, dhe
  • 149 staf administrativ, kishin filluar punën, në institucionet gjyqësore të Kosovës.

Një çështje e paqartë mbetet ajo e shfaqjes së simboleve shtetërore të Kosovës. Natyrisht, Kosova insistoi që ato të vendoseshin në gjykatat e veriut, por për shkak të parandalimit të tensioneve të sigurisë, Kosovës i’u deshtë që të heq dorë nga kjo kërkesë.

Zbatimi i kësaj marrëveshja ka:

  • Shtuar ndjenjën e sigurisë juridike në veri të Kosovës;
  • Përmirësuar mbrojtjen e të drejtave pronësore për të gjitha komunitetet; dhe
  • Ka vendosur rend dhe ligj në të gjithë territorin.

Por, kur flasim për funksionalizimin e këtyre institucioneve, ato ende ballafaqohen me shumë sfida.

Marrëveshjet në PDF