Takime të nivelit teknik
7-8 shtator 2021
Gjatë datave 7-8 shtator 2021, delegacioni i Kosovës dhe i Serbisë mbajtën disa takime në Bruksel.
Palët trajtuan çështjet si implementimi i marrëveshjeve të arritura si energjia dhe tabelat e regjistrimit të automjeteve.
Delegacioni i Kosovës solli dy propozime, që konsideronte që duhen trajtuar me prioritet, më saktësisht çështjen e personave të zhdukur dhe identifikimin e elementeve që një marrëveshje gjithëpërfshirëse përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë do të duhej të përmbante. Sidoqoftë, pala Serbe i refuzoi të njëjtat duke propozuar trajtimin e çështjes së asociacionit/ bashkësisë së komunave me shumicë Serbe dhe çështjes së gjyqësorit në veri.