Takimet e dialogut vazhduan në Bruksel
Bruksel, 15 qershor 2015
Nga 15 qershor 2015, delegacioni i Kosovës dhe delegacioni i Serbisë qëndruan në Bruksel, ku diskutuan për çështjen e telekomit, asociacionit dhe re-vitalizimit të urës së Mitrovicës.
Bashkimi Evropian e ka përgëzuar përkushtimin e palëve në këtë drejtim.
Delegacioni i Republikës së Kosovës drejtohej nga Edita Tahiri, Ministre për Dialog dhe në përbërje ishin Valon Murtezaj dhe Bajram Gecaj, këshilltarë politik të Kryeministrit Mustafa; Blerim Shala, koordinator politik për dialogun; Dren Zeka, këshilltar kryesor politik i Ministres Tahiri dhe koordinator i çështjes; Besnik Osmani, sekretar i përgjithshëm i MAPL-së dhe Arjeta Rexhaj, këshilltare politike e Ministres Tahiri.
Në takimin e grupit të punës për zbatimin e marrëveshjes së telekomit ishin Gazmir Raci, koordinator politik për telekomin; Ekrem Hoxha, koordinator i grupit të ekspertëve dhe kryetar i Bordit të ARKEP; Ilir Imeri, Shef i Departamentit të Komunikimeve Elektronike ARKEP; Ardrit Gashi, këshilltar politik i Ministrit Stavileci; Rexhë Gjonbalaj, kryetar i Bordit të PTK-së; Mehdi Latifaj, drejtor teknik në PTK dhe Ambasadorja e Kosovës në Belgjikë, Mimoza Ahmetaj.
Brenda grupit punues për Urën e Mitrovicës ishin Shqipe Mjekiqi, këshilltare politike e Ministrit Hyseni; Arben Çitaku, sekretar i përgjithshëm i MMPH; Agim Bahtiri, kryetar i Komunës së Mitrovicës Jugore; Rashit Qalaj, Drejtor Operativ në Policinë e Kosovës dhe Sami Zeka, Drejtor i Urbanizmit në komunën jugore të Mitrovicës.