Takime rreth implementimit të marrëveshjeve të arritura
Bruksel, 14 shkurt 2014
Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka qëndruar në Bruksel prej 11-13 shkurt 2014, me ç ‘rast ka marrë pjesë në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë si dhe ka zhvilluar takime me përfaqësuesit e BE-së për çështjet e implementimit të marrëveshjeve.
Zëvendëskryeministrja Tahiri ka zhvilluar një takim me Drejtorin për Evropën Perëndimore dhe Ballkanin në Shërbimin për Punë të Jashtme të BE-së z. Fernando Gentilini, për të biseduar për ecurinë e zbatimit të marrëveshjeve të dialogut teknik dhe atij për normalizim si dhe për forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe BE-së në drejtim të realizimit të Marrëveshjes për Stabilizim Asocim për Kosovën
Tahiri poashtu u takua me ndërmjetësit e BE-së për çështjet e energjisë dhe telekomunikacionit, Cahterine Wendt dhe Nicholas Cendrowicz, me ç’rast ka kërkuar shpejtimin e proceseve për zbatimin e marrëveshjeve respektive.
Një takim tjetër i rëndësishëm është zhvilluar me ndërmjetësimin e BE-së Akeksi Hupin lidhur me marrëveshjen për sigurimet kufitare të automjeteve ku palët janë pajtuar se ka nevojë që të shtohen dinamikat e takimeve dhe të përmbyllet marrëveshja sa më shpejt, si një kontribut për lehtësimin e lëvizjes së lirë për qytetarët.[1]
[1] Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri zhvilloi takime në Bruksel:
https://kryeministri-ks.net/en/deputy-prime-minister-edita-tahiri-holds-meetings-in-brussels/