Sastanak na nivou eksperata

29 tetor 2020

Më 29 tetor 2020, delegacionet e Kosovës dhe të Serbisë u takuan në Bruksel nën kornizën e Dialogut të Brukselit. Ky takim ishte planifikuar të zhvillohej në shtator, por si rezultat i masave parandaluese ndaj Covid-it, por edhe për shkak të mos arritjes së pajtueshmërisë lidhur me temat e diskutimit, i njëjti ishte shtyer.

Takimi u mbajt në nivel të ekspertëve, ku delegacioni i Kosovës u përfaqësua nga Skender Hyseni ndërkaq delegacioni i Serbisë nga Marko Duric.

Palët kryesisht u fokusuan në pretendimet pronësore e financiare, por temë diskutimi gjithashtu ishte edhe Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe.