Prvi sastanak između Kurtija i Vučića

15 Qershor 2021

Takimi i parë i nivelit të lartë i Dialogut Prishtinë- Beograd me Albin Kurti, Kryeministri i Kosovës dhe Aleksandar Vuçiq, Presidenti i Serbisë, u mbajt më 15 qershor 2021, në Bruksel, Belgjikë. Ky takim u mbajt nën ndërmjetësimin e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, z. Borrell dhe të dërguarit të tij z. Lajcak.

Pala kosovare gjatë këtij takimi tregoi qëndrimin e tyre kritik ndaj procesit dhe marrëveshjeve të deritanishme. Ata shprehën gatishmërinë e tyre për dialog konstruktiv dhe njohje reciproke.

Delegacioni serb refuzoi katër propozime të delegacionit kosovar.

Të dy palët u inkurajuan nga Z. Borell që të vazhdojnë me takimet në kuadër të dialogut, pa vonesa, dhe me fokusin për të prodhuar rezultate pavarësisht të gjitha pengesave ekzistuese.

Gjatë këtij takimi u vendos gjithashtu që ai i radhës të mbahet para pushimit veror që Fillon më 25 korrik.