Platforma
Platforma dialogu-info synon të informojë publikun për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, duke prezantuar ngjarjet, marrëveshjet e dialogut dhe zbatimin e tyre, në një mënyrë më të përmbledhur, ku fokusi është në të ofruarit e informacionit në mënyrë më vizuele.
Që nga fillimi i tij, procesi i dialogut është kritikuar për mungesë të transparencës dhe llogaridhënies. Prandaj me qëllim që të plotësojë boshllëqet e shumta që ekzistojnë në shoqëri, si rezultat i mungesës së informacionit për dialogun, BPRG e ka krijuar këtë platformë për t’u bërë burimi parësor i informacionit për këtë proces.
Grupi për Hulumtimin e Politikave në Ballkan (BPRG) është themelues dhe administrues i platformës dialogu-info.
Grupi për Hulumtimin e Politikave në Ballkan (BPRG) është një OJQ që ka për qëllim të kontribuojë në konsolidimin e shtetit, bashkëpunimin rajonal, paqen dhe integrimin në Bashkimin Evropian për Kosovën dhe vendet e Ballkanit Perëndimor. Përgjatë kohës, është shndërruar në një organizatë (OJQ) lidere me ndikim pozitiv në ndryshimet kryesore të politikës, me theks në stabilitetin dhe funksionimin e institucioneve, bashkëpunimin rajonal dhe promovimin e reformave të ndërlidhura me BE-në.