Drugi sastanak između Kurtija i Vučića
19 Korrik 2021
U mbajt takimi i dytë i nivelit të lartë i Dialogut Prishtinë – Beograd në mes të Albin Kurti, Kryeministri i Kosovës dhe Aleksandar Vuçiq, Presidenti i Serbisë.
Gjatë këtij takimi, nga delegacioni i Kosovës u ofrua një Deklaratë e Paqes me gjashtë artikuj, e cila flet për angazhimin për të mos sulmuar njëri-tjetrin dhe reciprocitetin e të drejtave. Ata gjithashtu siguruan prova të 11 shkeljeve të kryera nga Serbia kundër Kosovës përmes pengesave kundër tregtisë së lirë që do duhej të eliminoheshin. Të dyja këto propozime u refuzuan nga delegacioni serb.
Vuçiç e përshkroi takimin me Kryeministrin Kurti si “edhe më të keq” se ai i mbajtur në qershor. Ai gjithashtu shtoi se pala serbe pranoi propozimet e përgatitura nga BE, ndërsa pala kosovare i refuzoi ato.
Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë Miroslav Lajčak, u citua duke thënë se takimi ishte i vështirë dhe se ai tregoi qasje shumë të ndryshme të të dy palëve.
E vetmja gjë për të cilën u ra dakord është që Dialogu të vazhdojë, dhe që takimi I radhës të mbahet në gusht të këtij viti.