Thaçi dhe Daçiç takohen në Bruksel

Bruksel, 12 shkurt 2014

Më 12 shkurt 2014, u mbajt raundi i ri i bisedimeve midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve në Bruksel. Tema qendrore e diskutimit ishte çështja e gjykatave në komunat me shumicë serbe në pjesën veriore të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi tha se është bërë përparim në këtë marrëveshje.

“Ne kemi përafrime të pozicioneve dhe kemi diskutuar të gjitha gjërat në lidhje me funksionimin e sistemit të drejtësisë dhe të gjitha këto përafrime janë bërë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës.” Ndërsa jemi duke pritur në ditët në vijim të finalizojmë marrëveshjen këtu në Bruksel ”, tha kryeministri Thaçi.

Ndërsa, Kryeministri Serb, Ivica Daçiç tha se “Në Mitrovicë duhet të ketë një gjykatë, autoriteti i së cilës do të përfshijë shtatë komuna, por një njësi gjyqësore duhet të jetë në përputhje me strukturën e popullsisë në atë zonë”.

Në takimin e 27 Janarit, palët nuk ranë dakord mbi këtë çështje, pasi Prishtina këmbënguli që përgjegjësia e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, përpos katër komunave me shumicë serbe, të bie edhe mbi tre komunat me shumicë shqiptare.

Çështja e gjykatave në veri të Kosovës ishte pjesë e marrëveshjes së arritur midis dy kryeministrave në prill 2013 në kuadrin e negociatave të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

Serbia hapi negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian më 21 Janar si një shpërblim për angazhimin e saj në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, pavarësinë e së cilës ajo vazhdon të kundërshtojë. Bisedimet me Serbinë i mundësuan Kosovës të hapë negociatat për Stabilizim-Asociim me Bashkimin Evropian në Tetor të vitit 2013.